Në botën e presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump me politikën e tij “Amerika e Para”, jo vetëm që duhet të pyesim se çfarë do të bëjë SHBA për Kosovën, por edhe Kosova për SHBA.
Shqiptarët janë një popull pro-amerikan, madje as nuk kanë pasur ndonjë mik më të mirë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kështu shkruan The Huffington Post.
Agresioni i Serbisë ka rezultuar vdekjen e më shumë se 10.000 shqiptarëve të Kosovës, dhe madje edhe zhvendosjen e një milioni. Presidenti i atëhershëm Bill Clinton, filloi sulmet ajrore për t’i përzënë forcat serbe dhe për të parandaluar spastrimin etnik në vitin 1999.Ndërkaq, presidenti George W Bush udhëhoqi deklaratën e koordinuar të pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.
E sot sovranitetin e Kosovën e njohin 113 vende.Por megjithatë, Kosova vazhdon të mos jetë stabile pasi 20 për qind e territorit të saj ende kontrollohet nga minoriteti serb, të cilët edhe kërcënojnë se do ta aneksojnë Mitrovicën duke përmendur modelin rus në Krime.Kosova gjithmonë ka gëzuar marrëdhënie të mira me SHBA. Por, pas zgjedhjes se presidentit Donald Trump i cili ka marrëdhënie të mira me Rusinë, për Kosovë ka ngjallur rrezik.
E ndërkaq edhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes James Mattis, ka ofruar garanci për Kosovën ku gjatë një seance ai ka thënë: “Kosova është shembull i asaj që ndodh kur bashkësia ndërkombëtare e udhëhequr nga Amerika, angazhohet për mbrojtjen e interesave dhe vlerave të saj”.Në shkrim, madje thuhet se “Elita politike e Kosovës është e njohur për korrupsion”, duke shtuar se disa zyrtarë kosovarë qëndrojnë në detyrat e tyre thjesht si një mburojë nga ndjekja penale.
Papunësia e Kosovës është 45 për qind, e papunësia e të rinjve është edhe më e lartë. Me mundësi të kufizuara ekonomike, të rinjtë e Kosovës janë bërë shumë të ndjeshëm ndaj radikalizmit.Rritja e ekstremizmit Islamik, gjithashtu përmendet si një problem shqetësues në Kosovë. Edhe pse 90 për qind e popullit të Kosovës janë mysliman, përsëri ekziston ky problem.
Për këtë, në shkrim thuhet se Agjencia e Kosovës për Inteligjencë duhet të deklarojë dhe të thellojë më tepër bashkëpunimin e tyre me zyrtarët amerikanë në fushën kundër terrorizmit.
Krejt në fund, thuhet se Kosova duhet të dëshmojë vlerat e saj për administratën e tanishme të presidentit Trump dhe t’i mbajë marrëdhëniet e mira, e kështu edhe do të avancohen interesat për Kosovën.