-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Gashi: Pozicionimi Kurtit është i dëmshëm dhe i rrezikshëm për vendin

Shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka reaguar pasi në seancën e Kuvendit të Kosovës nuk ka kaluar mocioni për të diskutuar rreth dialogut Kosovë-Serbi. Sipas Gashit, pozicionimi i kryeministrit të vendit, Albin Kurti është i dëmshëm dhe i rrezikshëm për interesin e vendit.

Në një konferencë për medie, Gashi ka thënë se shefi i Qeverisë ka lëvizur sa i përket qëndrimeve rreth dialogut Kosovës-Serbi.Sipas tij, marrëveshja që po negociohet nuk është marrëveshje finale, nuk është ligjërisht e obligueshme dhe nuk ka garanci ndërkombëtare sa i përket njohjes reciproke.

“Pra këto ishin katër fakte për të cilat ne i morëm vesh sot zyrtarisht nga kryeministri të cilat e lëvizin në mënyrë drastike boshtin e politikës dhe qëndrimeve institucionale të Republikës së Kosovës të cilat ne besojmë që e dëmtojnë shumë pozicionin e Kosovës me Serbinë. Ky pozicionim i kryeministrit mendojmë se është i dëmshëm dhe vlerësojmë se është i rrezikshëm për interesin e vendit. Në kërkuam dhe propozuam në mënyrë formale pas deklarimeve të kryeministrit se është i gatshëm me diskutu çështjet në detaje”, tha ai.“Në seancë pati zhvillime të paparashikueshme dhe deklarime të jashtëzakonshme nga ana e kryeministrit i cili deklaroi se marrëveshja e cila po negociohet nuk është marrëveshje finale, nuk është ligjërisht e obligueshme dhe nuk ka garanci ndërkombëtare. Sa i përket njohjes reciproke këto ishin katër fakte për të cilat ne morëm vesh sot zyrtarisht nga kryeministri i Kosovës të cilat e lëvizin në mënyrë drastike nga boshti i qëndrimeve politike dhe qëndrimeve institucionale të Republikës së Kosovës të cilat ne vlerësojmë se e dëmtojnë shumë pozicionin e republikës së Kosovës në bisedime me Serbinë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img