Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, e ka pritur sot në takim Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Sipas njoftimit të BIK, Në fokus të këtij takimi qe diskutimi për projektet e përbashkëta ndërmjet dy institucioneve.
“Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur në takim kryetarin e komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama. Në fokus të këtij takimi qe diskutimi për projektet e përbashkëta ndërmjet dy institucioneve gjegjëse, Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Komunës së Prishtinës, për të mirën e qytetarëve të Prishtinës. Myftiu Tërnava falënderoi kryetarin Rama për bashkëpunimin e deritanishëm me BIK-un dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe të institucionit që ai drejton për një vazhdimësi të mëtejme të këtij bashkëpunimi”, thuhet në njoftim.