Shefi i ri i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi ka nisur të mbaj të fshehta qysh para se të marr bekimin e presidentit, Hashim Thaçi dhe kryeministrit, Isa Mustafa.
Kjo vërehet në biografinë të cilën e ka bërë vet publike në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku deri në çastet e emërimit në AKI, ka qenë Sekretar i përgjithshëm i ministrisë, shkruan AktivPress.
Në CV, ai i ka rënditur funksionet të cilat i ka ushtruar prej vitesh, por askund nuk e përmend se ka qenë këshilltar i ish- ministrit të Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti.
Kjo është e para!
E dyta, në biografin e tij thuhet se ka qenë asistent i Shefit të Grupit Paralamentar në Kuvendin e Kosovës, por nuk e specifikon se asistent i kujt ka qenë, kur dihet se brenda Kuvendit ka shumë grupe parlamentare.
Ligji për AKI-në nuk e specifikon nëse drejtori duhet të ketë të kaluar politike.
Në të vetëm thuhet se Drejtori i AKI-së duhet të ketë arsimim universitar dhe duhet të emërohet mbi baza të profesionalizmit dhe përvojës së dëshmuar.