Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se plani franko-gjerman e ka në qendër njohjen ‘de facto’.
Por, Konjufca në një intervistë në ‘dPt te Fidani’ në T7 të mërkurën tha se ka argumente që zyrtarët nga Washingtoni dhe Brukseli “kanë dalë prej binarëve”.
“Unë kam argumente që edhe zyrtarët nga Washingtoni, edhe zyrtarët nga Brukseli në gjuhën e tyre nuk po e kanë njohjen në qendër. A e di çfarë po kanë në qendër? Asociacionin po e kanë në qendër”, tha Konjufca.
Në planin franko-gjerman, kryeparlamentari tha se “Asociacioni është njëfarë forme që ne duhet ta zbulojmë që Serbia me e konceptu që ne i bëmë kompromis asaj”.
“Tash zyrtarët nuk janë duke e thënë kështu”, theksoi ai.