Numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që ka goditur Turqinë dhe Sirinë ka shkuar në 7266. Ndërsa deri tani numërohen mbi 35 mijë të plagosur.
Ministri turk i Shëndetësisë Fahrettin Koca ka njoftuar mbrëmjen e sotme se nga tërmetet kanë humbur jetën të paktën 5434 persona dhe janë lënduar 31777. Raporti i fundit i autoriteteve turke e çon numrin e përgjithshëm të viktimave në Turqi dhe Siri në 7266.