15.7 C
Pristina
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

spot_img

Thellohet bashkëpunimi mes Komunës së Prishtinës dhe asaj të Preshevës

Në kuadër të Unionit të Bashkive Shqiptare, që u themelua në prag të 28 Nëntorit të vitit të kaluar në Tiranë, përfaqësues të Komunës së Preshevës vizituan sot Komunën e Prishtinës.

Kryeshefi i Inspekcionit në Preshevë, Enver Aliu, bashkë me zëvendës kryeshefin e Administratës, Avni Alitin, u priten nga Drejtori i Administratës së Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi.

Në këtë takim u diskutuan në detaje projektet që janë bërë në Administratën e Komunës së Prishtinës, projekte këto që kanë rezultuar shumë të suksesshme. Ndër temat e diskutimit ishin dixhitalizimi i shumë shërbimeve, menaxhimi i radhëve, e-Kiosku, e-Inspeksioni, dhe projekte të ngjashme që kanë ndikuar dukshëm në rritjen e cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.

Komuna e Prishtinës është e gatshme që përvojën e vet në qeverisje të mirë ta shpërndajë sa më shumë në komunat shqiptare, në mënyrë që përmes projekteve që kanë rezultuar të suksesshme në Prishtinë të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së jetës të qytetarëve në komunat tjera./PrishtinaPress.eu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img