4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kuvendi Komunal miraton Deklaratë kundër arrestimit të Ramush Haradinajt

Kuvendi Komunal i Prishtinës, në një mbledhje të jashtëzakonshme sot miratoi një deklaratë kundër arrestimit të Kryetarit të AAK, Ramush Haradinaj.

Kjo është Deklarata e miratuar nga Kuvendi Komunal i Prishtinës:

 

DEKLARATË

1. Ne, asambleistët e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, përfaqësues të qytetarëve të Prishtinës, pavarësisht përkatësisë dhe orientimeve politike, përmes kësaj deklarate, shprehim shqetësimin dhe kundërshtimin tonë lidhur me ndalimin dhe mbajtjen e padrejtë të z. Ramush Haradinaj nga institucionet e Drejtësisë në Francë, me fletëarrest të lëshuar nga Serbia.

2. Vendimin për ndalimin e tij nga Shteti mik Franca, e konsiderojmë si të padrejtë dhe të pajustifikueshëm, sepse ish-komnadanti i Zonës Operative të Dukagjinit dhe ishKryeministri, Ramush Haradinaj, e ka dëshmuar me shkuarjen vullnetare në Tribunalin e Hagës, i cili Tribunal në të dy shkallët e vendosjes e ka konfirmuar pafajësinë e tij dhe e shpalli të pafajshën në të gjitha aktakuzat, duke e lënë atë të lirë.

3. Ne besojme fuqishëm se Lufta e UÇK-së dhe z. Ramush Haradinaj, ka qenë çlirimtare dhe e pastër, pavarësishtë tendencave të Serbisë për ta kriminalizuar atë. Ne e çmojmë lart kontributin e z. Ramush Haradinaj dhe familjes Haradinaj në luftën për Çlirim dhe të Pavarësisë e Shtetëndërtimit të Kosovës, dhe kërkojmë nga drejtësia e Francës që ta lirojë sa më parë.

4. Gjithashtu, kërkojmë edhe nga institucionet kompetente vendore dhe ndërkombëtare që të punojnë seriozisht, duke shfuqizuar të gjitha fletarrestet e ngritura nga Serbia dhe në ndërprejrjen e praktikave të ndejkjes së ishkomandantëve dhe luftëtarëve të Lirisë në emër të aktakuzave fallse të ngritura nga një shtet, i cili edhe sot e kësaj dite nuk u pendua për gjenocidin e bërë ndaj Popullit Shqiptar.

Prishtinë, më 07.02.2017

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img