-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

18 vjet më parë policia serbe urdhëroi marrjen e kufomave të viktimave të Reçakut

Me urdhër të policisë serbe, 18 vjet më parë në selinë e Misionit Verifikues të OSBE-së në Prishtinë u deklarua që shqiptarët mund të shkonin t’i merrnin kufomat e Masakrës së Reçakut.

Më 8 shkurt të vitit 1999, policia serbe kishte urdhëruar që kufomat e Masakrës së Reçakut të merren të gjitha përnjëherë,  për t’i identifikuar familjarët përmes dokumenteve.

Kujtojmë se më 15 janar të këtij viti, u mbushën 18 vjet nga dita kur në fshatin Reçak të Kosovës u vranë 45 persona nga forcat serbe, ngjarje që ambasadori amerikan William Walker e quajti krim kundër njerëzimit.

Ngjarja e njohur si masakra e Reçakut, njihet si një nga ngjarjet që ka shënuar kthesë në diplomacinë ndërkombëtare në raport me Serbinë dhe Kosovën, duke u paraprirë proceseve që çuan deri te fushata e bombardimeve të NATO-s kundër caqeve ushtarake të Serbisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img