12.4 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

“Sikur ajo prova në matematikë”, Rrustemi thotë se 6 pikat e Kurtit janë në vijë me perëndimorët

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi, ka thënë se propozimi 6-pikësh i kryeministrit Albin Kurti për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe është në vijë me qëndrimet e ndërkombëtarëve.

Në emisionin DPT te Fidani në T7, ai ka thënë se komentet që Kurti ka pranuar Asociacionin, vijnë nga ata që e kanë nënshkruar atë.

“Varet nga kush vijnë. Sa e kom pa vijnë nga ata që e kanë nënshkruar këtë marrëveshje. Përgjigja është jo. Le t’i pranojë këto 6 pika Serbia dhe bashkësia ndërkombëtare. Nuk ka Asociacion si pushtet të tretë në Kosovë”, tha ai.

Ai foli edhe për propozimin me 6 pika të Kurtit.

“Propozimi është në vijë me qëndrimet e tyre. Ata po thonë nuk ka shtet brenda shtetit. Po thonë që nuk do të ketë Republika Srpska. Edhe kjo është njëjtë. Ky propozim është sikur ajo prova që e bën në fund të një ekuacioni në matematikë”, tha Rrustemi. /Gazeta Express/

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img