-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Rritet përqindja e produkteve të eksportuara nga Kosova në Gjermani

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare ka bërë të ditur se për vitin 2022 janë rritur eksportet e Kosovës drejt Gjermanisë për 42.6% në krahasim me vitin paraprak.

Po ashtu, importi nga Gjermania është rritur për 0.5%. Shifrat zyrtare janë të përpunuara nga Dogana e Kosovës. Ky po konsiderohet si trend pozitiv i marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve dhe rritjes së prezencës së kompanive kosovare në Gjermani.

“Eksporti nga Kosova në Gjermani në vitin 2022 ishte në vlerë 87.3 milionë Euro përderisa në vitin 2021 ishte 61.2 milionë Euro. Ndërsa, importi nga Kosova në Gjermani në vitin 2022 ishte në vlerë 609.8 milionë Euro përderisa në vitin 2021 ishte 606.5 milionë Euro”, bëhet e ditur në njoftim.

Njoftimi i plotë:

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Shënon rritje eksporti në drejtim të Gjermanisë

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, pas përpunimit të të dhënave zyrtare nga Dogana e Kosovës, ka vërejtur se eksporti nga Kosova në drejtim të Gjermanisë ka shënuar rritje për 42.6% në vitin 2022, krahasuar me vitin 2021. Ndërsa, importi nga Gjermania në drejtim të Kosovës ka shënuar rritje për 0.5%.

Eksporti nga Kosova në Gjermani në vitin 2022 ishte në vlerë 87.3 milionë Euro përderisa në vitin 2021 ishte 61.2 milionë Euro. Ndërsa, importi nga Kosova në Gjermani në vitin 2022 ishte në vlerë 609.8 milionë Euro përderisa në vitin 2021 ishte 606.5 milionë Euro.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img