3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kusari-Lila thotë se do t’i drejtohen Qeverisë me kërkesë për të ndarë fonde për Turqinë

Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka konfirmuar se me kërkesë të deputetit Enis Kervan, do t’i drejtohen Qeverisë me kërkesë për të ndarë fonde për ndihmë në Turqi, pas tërmetit që la të vdekur mbi 900 njerëz.

Përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, Kusari-Lila, ka dhënë detaje pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

“Seanca e parë, do të mbahet ditën e Mërkurë me fillim në ora 12:00 për të trajtuar pikat e mbetura nga seancat e papërfunduara, ndërsa, seanca e dytë, do të mbahet si seancë e rregullt e Kuvendit, ditën e Enjte me fillim në ora 10:00.”,  tha mes tjerash ajo.

Postimi i plotë:

Të prekuar nga ngjarjet tragjike të shkaktuara nga tërmetet e njëpasnjëshme në Turqi dhe Siri, nga mbledhja e sotme e Kryesisë së Kuvendit, kemi ndarë dhimbjen duke shprehur ngushellimet më të thella familjeve të viktimave, autoriteteve të vendit, dhe duke u lutur për shërimin e shpejtë të të lënduarve.

Në të njejtën kohë, me iniciativën e kryetarit të grupit të miqësisë, Kosovë – Turqi, deputetit Enis KERVAN Kryesia e Kuvendit do t’i drejtohet Qeverisë me kërkesën për të ndarë fonde dhe për t’ofruar ndihmë njerëzore në mbështetje të përballjes së tragjedisë në Turqi.

Nga trajtimi i pikave për t’u shqyrtuar në seancat plenare, Kryesia e Kuvendit u dakordua për mbajtjen e dy seancave për këtë javë.

Seanca e parë, do të mbahet ditën e Mërkurë me fillim në ora 12:00 për të trajtuar pikat e mbetura nga seancat e papërfunduara, ndërsa,

Seanca e dytë, do të mbahet si seancë e rregullt e Kuvendit, ditën e Enjte me fillim në ora 10:00.

Në mesin e tjerave, seanca e re do të trajtojë:

– Votimin në parim i Projektligjit nr.08/L-123 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive,

– Shqyrtimin e parë të Projekligjit nr.08/L-213 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 08/L-193 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023 dhe

– Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-121 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img