“Reuters” ka publikuar pamje rrëqethëse nga momenti kur punëtorët e emergjencës shpëtojnë mrekullisht një fëmijë nga rrënojat pas tërmetit shkatërrues.
Në Siri, deri tash sipas autoriteteve numri i viktimave ka arritur mbi 300, teksa mijëra të tjerë janë të lënduar.
Siç raportohet nga organizatat e huaja, edhe qindra persona të tjerë gjenden nën rrënoja.
Sipas “The Guardian”, numri total i viktimave në të dy shtetet, Turqi e Siri, ka arritur në mbi 640.