Dy meshkuj janë sulmuar nga disa persona në qendrën e skijimit në Brezovicë.
Rasti në polici është hapur si “lëndim i lehtë trupor”, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.
Njoftimi i plotë i policisë:
LËNDIM I LEHTË TRUPOR/Qendra e Skijimit, Brezovicë. Është raportuar se dy viktimat meshkuj kosovarë janë sulmuar fizikisht nga disa persona. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.