Allison Guerriero, ish- e dashura që denoncoi ish-zyrtarin e FBI Charles Mcgonigal, së fundmi ka dhënë detaje për marrëdhënien e këtij të fundit me kryeministrin Edi Rama.
Ajo tha se miqësia e tyre i dukej e pazakontë, ndërsa shtoi se të dy janë takuar bashkë në New York, ku McGonigal i ka dërguar dhe foto me Ramën kur ishte Shqipëri në vitin 2017, foto të cilat sipas saj i disponon dhe FBI.
Pjesë nga intervista:
Pyetje: Pse jeni e sigurt që në Shqipëri ka pasur raporte të rrezikshme?
Allison Guerriero: Charlie më thoshte që ishte mik me Kryeministrin Rama dhe mu duk e pazakontë që një agjentë i këtij niveli të lartë të FBI të ketë një miqësi të tillë. Ata shpesh flisnin në telefon me Viasat dhe më tregonte foto që kishin qenë bashkë. Më dukej një miqësi e pazakontë. Kur Rama ishte në Neë York, Charlie më tha që ata kishin ngrënë darkë bashkë në një restorant të shtrenjtë dhe për mua kjo ishe një gjë që një agjent i FBI nuk duhet ta bënte.
Pyetje: A takoheshin shpesh McGonigal dhe Rama?
Allison Guerriero: Në Shqipëri janë takuar, dhe Charlie më ka çuar një tekst në shtator të 2017-ës kur ishte atje. Më tha që do të udhëtonte në Shqipëri dhe në Kosovë.
Pyetje: Ai ju tregonte udhëtime të cilat nuk i kishte raportuar tek shefat e tij, do të thotë që kishte besim tek ju apo jo?
Allison Guerriero: Në fakt ai thjesht më ka treguar disa foto peizazhi të Shqipërisë. Ishte thjeshtë duke më thënë që ishte i zënë me punë dhe më dërgoj foto me kryeministrin Rama që tashmë e ka FBI. /Gazeta Express