Partia Demokratike e Kosovës ka themeluar nëndegë në Padova të Italisë.
Lajmin e ka bërë të ditur deputeti Elmi Reçica, i cili tregon se kryetar i nëndegës është zgjedhur Sefer Buzhala.
Postimi i Reçicës:
Në kuadër të rikthimit dhe fuqizimit të Partisë Demokratike të Kosovës në diasporë, sot në Padova të Italisë, u themelua nëndega për këtë qytet.
Me këtë rast kryetar i nëndegës u zgjodh biznesmeni i suksesshëm Sefer Buzhala, dhe poashtu u votua për kryesinë e nëndegës. Të pranishëm në këtë takim ishin aktivistë të devotshëm të PDK-së dhe çështjes kombëtare, intelektualë, të rinj e të reja të cilët kanë shprehur vullnetin e tyre të bëhen pjesë aktive e PDK-së, në të mirë të zhvillimit të përgjithshëm të shtetit të Kosovës.
Uroj dhe përgëzoj themelimin e nëndegës si dhe zgjedhjen e Sefer Buzhalës në krye të saj.