Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, të njohur tash si “Grupi i Tiranës”, së fundmi ofenduan kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku.
Pak ditë pas kësaj, disa prej tyre janë parë nën shoqërinë e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Ky i fundit ka publikuar një fotografi në Facebook, ku shihet me dy zyrtarët e Vetëvendosjes, Hysamedin Feraj e Elvis Hoxha, si dhe sekretarin koordinues për marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri, Gentian Sala.
“Tirana” është krejt çfarë kma shkruar Sveçla sipër fotos.