Qeveria e Republikës së Kosovës, nesër në ora 9 të mëngjesit mban mbledhje.
Pjesë e kësaj mbledhje do të jetë edhe shefi i Qeverisë, Isa Mustafa.
Kështu ka bërë me dije “Zyra për Komunikim Publik” përmes një njoftimi të dërguar mediave, pa dhënë detaje rreth arsyes së mbledhjes.
Por marrë parasysh zhvillimet e fundit në vend, dhe takimin e përbashkët që e kishte sot Kryeministri i Kosovës, Mustafa me Presidentin Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli, temë e diskutimit në këtë mbledhje mund të jetë çështja e Asociacionit, Demarkacioni me Malin e Zi, dhe transformimi i FSK-së në ushtri të Kosovës./PrishtinaPress.eu/