3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

I riu në gjendje të dehur sulmon dhe kërcënon familjarët, njerkës i kapet dhe ia kërkon trashëgiminë

Abuzimi me pijet alkoolike në shumë raste bën që konsumuesit të kenë veprime të pakontrolluara të cilat shpesh eskalojnë në agresivitet dhe dhunë, duke u shkaktuar kështu telashe të shumta. E kjo është edhe një ndër shkaqet e dhunës në familje, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur mbrëmë në një familje në fshatin Vitomiricë të Pejës, ku një person dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar dhe ka kërcënuar familjarët e tij.

Sinjali mëson se 30-vjeçari ka kërcënuar me zë të lartë se do ta djeg shtëpinë, familjarët dhe më pas edhe veten e tij, teksa ka kapur për fyti vëllain, por që pas ndërhyrjes së anëtarëve tjerë të familjes, është parandaluar përleshja fizike.

I njëjti dyshohet se më pas ka ushtruar dhunë ndaj njerkës së tij, duke i kërkuar asaj që t’ia japë trashëgiminë.

Përballë kësaj situate, viktimat janë detyruar që rastin ta denoncojnë në Polici, ku edhe kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me atë që ka ndodhur.

Njësitë policore kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarin, i cili është shoqëruar në stacion policor dhe i është nënshtruar testit të alkoolit, ku ka rezultuar në gjendje të dehur.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img