-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

A mund të izolohet Kosova nga bota perëndimore nëse nuk ka marrëveshje me Serbinë, Kurti: Kjo nuk duhet dhe s’do të ndodhë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk e konsideron planin franko-gjerman si propozim për Asociacionin.

Ai përsëritur qëndrimin se mirëpret planin evropian si bazë të mirë për diskutime të mëtejme, i cili sipas tij “nënkupton një lloj njohjeje ‘de facto’.

Kurti ka thënë se nuk janë serbët e Kosovës ata që po kërkojnë për autonomi, por Beogradi që po lufton pavarësinë e Kosovës, transmeton Reporteri.net.

“Serbët nuk po kërkojnë për autonomi. Beogradi po lufton pavarësinë tonë. Çfarë unë kërkoj është takime të nivelit të lartë për të qartësuar më shumë marrëveshjen e cila duhet të ndodhë herët apo vonë, marrëveshje që duhet ta ketë njohjen reciproke në qendër, sepse edhe presidenti Biden, edhe kancelari Scholz e kanë përmendur normalizimin e plotë që përfshinë njohjen reciproke”, ka thënë Kurti.

I pyetur se a do të jetë Kosova e izoluar nga bota perëndimore nëse eventualisht marrëveshja nuk arrihet, Kurti thotë se kjo nuk duhet dhe nuk do të ndodhë.

“Natyrisht, që ne nuk duhet dhe nuk do të jemi të izoluar. Ne kemi aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës në maj të vitit të kaluar dhe në dhjetor kemi aplikuar për anëtarësim në BE. Raportet e progresit për vendin tonë të vitit të kaluar janë më të mirat që prej kur shpalljes së pavarësisë. Pra, BE-ja po vlerëson rritjen ekonomike dhe progresin demokratik të vendit tonë dhe veçanërisht, përparimin në sundim të ligjit”, ka thënë Kurti. /Reporteri.net/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img