2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Ukraina dhe Rusia arrijnë një marrëveshje, këmbejnë mbi 100 ushtarë të burgosur

Më shumë se 100 ushtarë ukrainas janë kthyer nëpër shtëpitë e tyre, në kuadër të një këmbimi të të burgosurve të luftës me Rusinë. Lajmin e njoftoi Këshilltari i Presidencës ukrainase, Andriy Yermak, në një postim në Twitter ku shkruan se:

“116 ukrainas janë liruar. Vazhdojmë të punojmë. Ne do t’i kthejmë të gjithë”.

Të liruarit ishin mbrojtës të Mariupolit, partizanë të Khersonit, qitës të Bakhmutit dhe heronj të tjerë; 87 janë ushtarë të Forcave të Armatosura të Ukrainës, dy prej tyre oficerë, tetë ushtarë të Forcave të Mbrojtjes Territoriale, shtatë të Gardës Kombëtare, gjashtë nga Policia Kombëtare, pesë nga Roja Kufitare, dy nga Marina dhe një përfaqësues nga Shërbimi Shtetëror i Urgjencës.

Ndërsa, zyrtarë rusë të mbrojtjes thanë se 63 ushtarë rusë u kthyen nga Ukraina, Në një deklaratë të lëshuar të shtunën nga Ministria ruse e Mbrojtjes, nuk janë dhënë hollësi shtesë për ata që janë konsideruar si “kategori speciale” e të burgosurve të luftës.

Njoftimi për këtë këmbim është bërë teksa zyrtarët rajonalë të Ukrainës kanë raportuar se një natë më parë ka pasur bombardime ruse nga rajonin Sumoj dhe afër qytezës Mahanets, në afërsi të centralit bërthamor të Zaporizhjas. Kievi e ka akuzuar Moskën se është duke e shfrytëzuar këtë central si bazë për nisur sulme rreth lumit Dnjepër në Ukrainë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img