Një burrë është gjetur i vdekur në rrugën “Selim Kalludra” në Mitrovicë.
Rastin e ka konifrmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 oësh, ku ka bërë me dije se trupi është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“HETIM I VDEKJES- Rr. Selim Kalludra, Mitrovicë 03.02.2023-10:10. Njësitet policore pas pranimit të informatës për një person të alivanosur kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në rrugë kanë gjetur pa shenja jete viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.