Emisari Special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar sot se është takuar me zëvendësministren kanadeze për Evropë, Sandra McCardell.
Lajçak thotë se me McCardell ka biseduar për zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor, ku edhe e informoi për dialogun Kosovë-Serbi.
“Më vjen mirë që takova zëvendësministren kanadeze për Evropën, Sandra McCardell sot në Bruksel. E informova atë për zhvillimet më të fundit në Ballkanin Perëndimor dhe për dialogun Beograd-Prishtinë. Shumë mirënjohës për mbështetjen e fortë kanadeze për punën e BE’së në rajon”.