12.4 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Kush është shqiptari që do të kandidojë për deputet në Parlamentin e Zvicrës?

Më 22 tetor të këtij viti, Zvicra do t’u nënshtrohet zgjedhjeve parlamentare.

Në mesin e shumë partiakëve që kandidojnë për deputetë, është edhe shqiptari nga Abria e Poshtme e Skenderajit, Naim Smakiqi.

Smakiqi u përzgjodh në mesin e 18 kandidatëve të Partisë Socialiste, për të përfaqësuar partinë në Parlamentin e Zvicrës.

Në kongresin e partisë, që u mbajt në Assens të kantonit Vaud, Smakiqi u zgjodh për të përfaqësuar partinë, në mbledhjen e jashtëzakonshme të 400 delegatëve.

Smakiqi ka kohë që merret me politikë në shtetin zvicëran, raporton Indeksonline.

Bashkë me bashkëshorten e tij, Liridona Sekiraqa-Smakiqi, ai është edhe Këshilltar Komunal në Renens.

Naim Smakiqi më herët ka punuar në komisionin për natyralizim në Zvicër, ndërsa bashkëshortja e tij ka një organizatë joqeveritare që mirret me integrimin e femrave shqiptare në këtë shtet./Indeksonline/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img