13.6 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Lushtaku: VV-ja duke dashur ta godas Konjufcën, ua uli pagat administratës së kuvendit

Anëtari i komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, Mërgim Lushtaku, ka hedhur kritika të ashpra ndaj qeverisë për koeficientin e Ligjit për Paga.

Ai ka hedhur dyshime se mund të ketë inate partiake brenda Vetëvendosjes pasi me koeficientin e prezantuar, pagat e zyrtarëve të administratës së kuvendit janë ulur për rreth 40%.

Lushtaku ka thënë se me këtë VV-ja ka dashur ta godet bashkëpartiakun e tyre, Glauk Konjufcën, i cili është kryetar i kuvendit.

“Kuvendit të Kosovës ia keni ulë pagat rreth 40% nuk e di a keni inate politike që me e godit sektorin ku punon një udhëheqës i juaji siç është Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca apo e keni bërë me iu hakmarrë administratës së kuvendit që është tallje për mendimin tim”, ka thënë Lushtaku.

Këto komente deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, i bëri gjatë raportimit të ministrit të Financave, Hekuran Murati në këtë komision.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img