Një balonë në madhësinë e tre autobusëve po fluturon mbi Amerikën Veriore.
Pentagoni dyshon se është një balonë kineze që po spiunon mbi territorin amerikan.
Qeveria amerikane është angazhuar me qeverinë kineze si përmes ambasadës kineze në Uashington dhe misionit diplomatik amerikan në Kinë për të zbuluar më shumë rreth “misionit” të saj.
Zyrtarët e sigurisë kombëtare të SHBA-së kanë paralajmëruar vazhdimisht për përpjekjet kineze për spiunazh dhe prania e balonës në SHBA vjen në një moment të ndjeshëm. Sekretarn i Shtetit Antony Blinken që pritet të udhëtojë në Pekin në ditët në vijim, një udhëtim i rëndësishëm që synon të ndjekë veprimet e Presidentit Joe Biden dhe takimin me presidentin kinez Xi Jinping.
Biden e ka shpallur Kinën “sfidën më të rëndësishme gjeopolitike të Amerikës” dhe konkurrenca midis dy superfuqive globale është intensive.
Tensionet janë ndezur vitet e fundit mbi ishullin vetëqeverisës të Tajvanit.
Biden u informua dhe mori këshilla për të mos e rrëzuar balonën.
Sipas një zyrtari të lartë të administratës, presidenti është informuar për lëvizjet e balonës dhe ka kërkuar opsione ushtarake se si të veprojë me të.
Biden theksoi se balona nuk përbën një kërcënim ushtarak, duke theksuar se administrata veproi “menjëherë” për t’u mbrojtur nga mbledhja e informacionit të ndjeshëm.
Nëse niveli i rrezikut ndryshon, atëherë Amerika siguron se do të merren me balonën.