1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Çitaku – Kurtit: Serbisë dhe emisarëve duhet t’ua thuash kushtet, jo neve

Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në negociata e ka përballë Serbinë dhe emisarët specialë në mes. Sipas saj, Kurti atyre duhet t’ua thotë kushtet për Asociacionin dhe jo opozitës.

Çitaku përmes një shkrimi në Facebook tha se PDK’ja mbështet një marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila ka në qendër njohjen reciproke.

“Kryeministri nuk na ka neve palë në negociata. Kryeministri në negociata e ka përballë Serbinë, dhe emisarët në mes. Me ta duhet të negociojë. Jo me ne. Atyre duhet thënë kushtet, e jo neve.

Për PDK-në, interesi i Kosovës është gjithmonë para kundërshtive të brendshme. Për dallim nga Kryeministri, PDK është konsistente për dialogun. Ne mbështesim një marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila në qendër ka njohjen reciproke.

Ndërkohë, për Kryeministrin, ballafaqimi me arkivat e lajmeve dhe rrëfimeve që i ka ndërtuar vet, duket të jetë më i vështiri”, shkroi Çitaku.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img