-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ismaili, PDK: Deklarata e Kurtit për Asociacionin dukej se ishte e motivuar nga seanca e Vuçiqit në Serbi

Nënkryetari i PDK’së, Uran Ismaili, e konsideron të habitshme faktin se kryeministri Albin Kurti foli për Asociacionin pikërisht sot, kur edhe në Kuvendin e Serbisë po flitej për Kosovën.

Sipas Ismailit, deklarimi i Kurtit s’ka qenë i paraparë, por tha se qenka motivuar nga seanca e Presidentit Vuçiq në Serbi, transmeton Reporteri.net.

“Tani a ka qenë ky një sinkronizim, apo reagim, cilido që të jetë, nuk bie që të jetë një kryeministër as në sinkronizim me Serbinë apo as t’i reagojë në atë formë”, tha Ismaili në Klan Kosova.

“Interesante ka qenë që kryeministri Kurti ka folur për disa kushte para deputetëve shqiptarë të Kosovës, pra në një vend ku nuk është beteja. Nuk është Kuvendi i Kosovës që e ka penguar diçka në dialog kryeministrin dhe ai iu ka drejtuar atyre thua se ata kanë pasur kërkesa”, është shprehur tutje ai.

Ismaili theksoi se do të ishte më e përgjegjshme nga ana e Kurtit sikur ai të thirrte një seancë në formë debati me opozitën.

“Përgjegjësi do të ishte sikur thërret një seancë dhe thua “shiko, kam një debat me ju”, e jo në një pozicion ku ti i ke pesë minuta që flet e të tjerët s’kanë të drejtë të flasin. Pra, kjo s’është as transparente e as koncepti i kuvendit në atë formë s’është t’i japësh llogari si qeveri”.

“Në realitet, presioni i ka ardhur nga kuvendi, por nga pozicioni që Kurti ka pasur me bashkësinë ndërkombëtare”, shtoi nënkryetari i PDK’së, Uran Ismaili. /Reporteri.net/.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img