Nuk ka mënyrë të lehtë që të matet inteligjenca e një qeni. Stanley Coren një psikolog i specializuar në qen kishte shkruar në vitet e 90-ta që ka inteligjencë adaptive (kuptimi i gjërave të reja), inteligjencë e punës (ndjekja e urdhrave) dhe inteligjencë instinktive (talenti).
Me të vërtetë, siç shprehet edhe Frans de Waal (studiues i sjelljeve të kafshëve), njerëzit tentojnë që të gjykojnë inteligjencën e kafshëve në kuptime të limituara, e shpesh edhe me këtë e prishin eksperimentin.
Në librin e tij, Inteligjenca e Qenve, Coren tregoi rezultatet e një studimi të gjatë me 199 lloje të qenve.
Këtu është çfarë gjeti:
Shtresa e lartë
Qentë më të mençur, të cilët mësojnë një komandë të re për më pak se pesë përsëritje dhe ndëgjojnë 95% të kohës.
1. Border collie
2. Poodle
3. German shepherd
4. Golden retriever
5. Doberman pinscher
6. Shetland sheepdog
7. Labrador retriever
8. Papillon
9. Rottweiler
10. Australian cattle dog
Shtresa e dytë
Shumë qenë të mençur, që mësojnë një komandë të re brenda 15 përsëritjeve dhe ndëgjojnë 85% të kohës.
11. Pembroke Welsh corgi
12. Miniature schnauzer
13. English springer spaniel
14. Belgian Tervuren
15. Schipperke, Belgian sheepdog
16. Collie Keeshond
17. German short-haired pointer
18. Flat-coated retriever, English cocker spaniel, Standard schnauzer
19. Brittany spaniel
20. Cocker spaniel, Nova Scotia duck tolling retriever
21. Weimaraner
22. Belgian Malinois, Bernese mountain dog
23. Pomeranian
24. Irish water spaniel
25. Vizsla
26. Cardigan Welsh corgi
Shtresa e tretë
Qen mbi mesatare, mësojnë një komandë të re me 15 deri 25 përsëritje dhe ndëgjojnë gjatë 70% të kohës.
27. Chesapeake Bay retriever, Puli, Yorkshire terrier
28. Giant schnauzer, Portuguese water dog
29. Airedale, Bouv Flandres
30. Border terrier, Briard
31. Welsh springer spaniel
32. Manchester terrier
33. Samoyed
34. Field spaniel, Newfoundland, Australian terrier, American Staffordshire terrier, Gordon setter, Bearded collie
35. American Eskimo dog, Cairn terrier, Kerry blue terrier, Irish setter
36. Norwegian elkhound
37. Affenpinscher, Silky terrier, Miniature pinscher, English setter, Pharaoh hound, Clumber spaniel
38. Norwich terrier
39. Dalmatian
Shtresa e katërt
Qen mesatar, të cilët mësojnë një komandë të re brenda 25 deri 40 përsëritjeve dhe ndëgjojnë 50% të kohës.
40. Soft-coated wheaten terrier, Bedlington terrier, Smooth-haired fox terrier
41. Curly-coated retriever, Irish wolfhound
42. Kuvasz, Australian shepherd
43. Saluki, Finnish Spitz, Pointer
44. Cavalier King Charles spaniel, German wirehaired pointer, Black-and-tan coonhound, American water spaniel
45. Siberian husky, Bichon Frise, English toy spaniel
46. Tibetan spaniel, English foxhound, Otterhound, American foxhound, Greyhound, Harrier, Parson Russel terrier, Wirehaired pointing griffon
47. West Highland white terrier, Havanese, Scottish deerhound
48. Boxer, Great Dane
49. Dachshund, Staffordshire bull terrier, Shiba Inu
50. Malamute
51. Whippet, Chinese shar-pei, Wirehaired fox terrier
52. Rhodesian ridgeback
53. Ibizan hound, Welsh terrier, Irish terrier
54. Boston terrier, Akita
Shtresa e pestë
Qen të cilët mësojnë një komandë të re brenda 40 deri 80 përsëritjeve dhe dëgjojnë rreth 40% të kohës.
55. Skye terrier
56. Norfolk terrier, Sealyham terrier
57. Pug
58. French bulldog
59. Brussels griffon, Maltese terrier
60. Italian greyhound
61. Chinese crested
62. Dandie Dinmont terrier, Vendeen, Tibetan terrier, Japanese chin, Lakeland terrier
63. Old English sheepdog
64. Great Pyrenees
65. Scottish terrier, Saint Bernard
66. Bull terrier, Petite Basset Griffon, Vendeen
67. Chihuahua
68. Lhasa apso
69. Bullmastiff
Shtresa e gjashtë
Qent më jo-efektiv, të cilët mësojnë një komandë të re pas 100 përsëritjeve dhe dëgjojnë gjatë 30% të kohës.
70. Shih Tzu
71. Basset hound
72. Mastiff, beagle
73. Pekinese
74. Bloodhound
75. Borzoi
76. Chow chow
77. Bulldog
78. Basenji
79. Afghan hound
Normalisht se brenda shtresave ka përjashtime. Coren shkruan për një trajner se ka arritur të fitoj në gara me një Staffordshire bull terrier që zë vendin e 49 në këtë listë.
Ka edhe tjera metoda që të matet inteligjenca.
Coren flet për një Nova Scotia Duck Tolling Retriever (#20) të cilin e posedonte dhe që ishte disi shumë i mençur që të marrë pjesë në gara.
“Ishte aq i mençur që më lexonte çdo lëvizje, kthimi i kokës, madje edhe drejtimi që e shikoja me sytë e mi bëhej komandë për të”.
“Kjo e bënte shumë të vështirë që të merrje pjesë në gara të bindshmërisë, se përshembull kur shikoje në drejtim të dërrasës ku bëhej kërcimi i lartë, ai e interpretonte si shenjë për të kërcyer dërrasën dhe e kërcente për bukuri, por për atë raund të diskvalifikonte.”
De Waal në shkrimin e tij, A jemi mjaft të mençur që të dijmë sa të mençura janë kafshët?, flet për Afghan hound (#79) duke thënë se ndoshta nuk është jo-inteligjent, por thejsht kryefortë, i pavaraur dhe s’dëshiron që ti bindet urdhërave.