-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Hyseni i quan qesharake kushtet e Kurtit për Asociacionin: Është obligim, natyrisht se do ta themelojë

Ish-kryediplomati kosovar, Skënder Hyseni, thotë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është obligim ndërkombëtar të cilin, deshti apo s’deshti, Kurti do të duhet ta formojë.

Sipas Hysenit, gjashtë kushtet që kryeministri Kurti i paraqiti në seancën e sotme të Kuvendit, janë qesharake dhe se ekzistonin edhe pa Kurtin, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

““Argumentet” e Kurtit kundër asociacionit së bashku me kushtet, janë qesharake. Ai mashtron opinionin vendor kur thot që Gjykata Kushtetuese e ka hudhur poshtë Asociacionin. Kjo ështe gënjeshtër. Ai poashtu manipulon kur thot “asociacioni është një-etnik, sepse nuk është. Me vet faktin që thuhet “komunat me shumicë serbe” do të thotë që ne ato komuna ka edhe pjestarë të etnive tjera. Sipas logjikës së Kurtit edhe Kosova është monoetnike sepse është 92% shqiptare. Por ja që edhe Kosova është multietnike sepse ka një 8% të etnive tjera”, shkroi Hyseni në Facebook.

Natyrisht se Kurti do ta themelojë Asociacionin, shtoi Hyseni, pasi “ikja nga ky obligim është katastrofal për Kosovën”. /Reporteri.net/.

Postimi i plotë:

Albin Kurti, kjo figurë politike tragjikomike!

Që nga ardhja e Kutrit në pushtet, e kam përsëritur vazhdimisht dhe me bindje se asociacioni i komunave me shumicë serbe ështe obligim ndërkombëtar dhe si I tillë, deshëm nuk deshëm, ai detyrim ndërkombëtar do të zbatohet.

Në ndërkohë, Kryeministrit Kurti dhe Presidentja Osmani demonstruan pazotësi akute për të lexuar dhe kuptuar qartë porositë e mbështësve kryesor të Kosovës në botë. Kjo u pa sidomos me veprimet dhe kryeneqësinë në veri të vendit. Ata, pra Kurti dhe Osamni, pa vision, pa guxim dhe pa dije kthyen Kosovën pothuaj në pikën zero.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img