12.4 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Ndërtimi i 4 mijë njësive banesore për çiftet e reja, ministri Aliu pranon disa rekomandime për projektin

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se kanë pranuar një raport me gjetje dhe rekomandime për ndërtimin e 4,000 njësive banesore në Kosovë.

Këto gjetje ministrit Aliu i janë prezantuar të mërkurën nga përfaqësuesit e International Finance Corporation (IFC).

Përfitues të banesave sipas Aliut do të jenë kryesisht çiftet e reja që nuk kanë mundësi të blejnë banesa me çmimet ekzistuese të tregut.

“Përfitues të banesave do të jenë kryesisht çiftet e reja, të cilët kanë mundësi të limituara financiare që të blejnë banesa me çmime të tregut. Studimet nga (IFC) do të ndihmojnë Ministrinë që të bëjnë zgjidhjen më të mirë të mundshme për implemetimit të këtij projekti të rëndësishëm e të dobishëm për çiftet e reja”, ka thënë ai.

Aliu nuk ka treguar ndonjë datë të saktë se kur do të filloj ndërtimi i këtyre banesave.

Kujtojmë, LVV e kishte pasur premtim elektoral ndërtimin e banesave të reja.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img