-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa takon bizneset për hapat e ardhshëm në zhvillimin ekonomik

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka zhvilluar një takim pune me odat ekonomike dhe përfaqësuesit e bizneseve në Kosovë.

Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm ministrat Hykmete Bajrami, Memli Krasniqi dhe Avdullah Hoti, është biseduar për reformat që do të ndërmerren në tregti, në bujqësi, në fushën e teknologjisë informative dhe komunikuese, për reformat fiskale si dhe për zonat industrial.

Gjatë takimit, është shprehur përkushtimi i dyanshëm për fuqizim e mëtejshëm të zhvillimit ekonomik në vend, përmes koordinimit të plotë të bizneseve dhe institucioneve, si dhe përqendrimit maksimal në rritjen ekonomike, krijimin e vendeve të reja të punës dhe përmirësimin e mirëqenies sociale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img