Për sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat më të pranishme priten gjatë orëve të mëngjesit. Në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë reshje të izoluar.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10 deri në 40 kilometra në orë.
Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të luhaten prej minus 4 deri në minus 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 6 deri në 10 gradë.