-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

SHBA: Rusia po shkel traktatin për armët bërthamore

Shtetet e Bashkuara thanë se Rusia nuk po i përmbahet detyrimeve e saj që dalin nga traktati i armëve bërthamore, New START, sa i përket lejimit që të kryhen inspektime në territorin rus.

Përmes një deklarate, një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit, tha se “refuzimi i Rusisë që të ndërmjetësojë aktivitetet inspektuese ia pamundëson SHBA-së që të ushtrojë të drejta të rëndësishme sipas traktatit, dhe kërcënon qëndrueshmërinë e kontrollit të armëve amerikano-ruse”.

DASH shtoi se Rusia ka një “rrugë të qartë” të kthimit në zbatimin e aktiviteteve inspektuese dhe se Uashingtoni është i gatshëm të punojë me Rusinë që të zbatohet traktati për armët bërthamore.

Bisedimet midis Moskës dhe Uashingtonit lidhur me rikthimin e inspektimeve, sipas traktatit New START, ishin paraparë të mbaheshin nëntorin e kaluar në Egjipt.

Por, Rusia shtyu bisedimet dhe asnjëra palë deri më tani nuk ka vendosur për një datë të re për mbajtjen e tyre./rel

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img