-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Donika Tahirsylaj-Alidemi, ka marrë titullin Ambasadore e Paqes Botërore për liritë dhe të drejtat e njeriut

Donika Tahirsylaj-Alidemi, ka marrë titullin Ambasadore e Paqes Botërore për liritë dhe të drejtat e njeriut.

Alidemi, ushtron profesionin si specialiste e psikologjisë klinike.

Propozimin që Alidemi të marrë këtë titull e ka bërë Nuradin Imeraj, Amb.President për Kosovë nga ‘Inlove Humanity Mission’.

Ndryshe Tahirsylaj-Alidemi, është specialistja e parë e Psikologjisë Mjekësore në Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës. E cila është pjesë e Klinikës së Neurologjisë.

Njoftimi i plotë:

ZINGJIRIT TË MADH TË RRJETIT BOTËROR TË AMBASADORËVE TË PAQES SOT IU SHTU EDHE NJË HALLKË E FORTË

Dr.Sci.Spec.Donika Tahirsylaj Alidemi Merr titullin Ambasadore e Paqes Botërore për liritë dhe të drejtat e njeriut .

Duke u bazuar në biografinë e pasur tash Ambasadores Donika Tahirsylaj Alidemi që del nga një trung i njohur atdhetar dhe të arsimuar ndër vite, poashtu punës sajë me profesionin e sajë si specialiste e psikologjisë klinike, me veti të larta njerëzore e humane e cila sheroj  gjendjen psiko-fizike e shpirtërore të shumë njerëzve në nevojë.

Duke u bazuar në biografinë e bujshme të sajë dhe shumë veprimtarive tjera humane vullnetare unë Nuradin Imeraj si Amb.President për Kosovë me bindje të plotë e propozova që e njejta të merr Titullin Ambasadore e Paqes Botërore  propozim të cilin e përcolli Amb.Presidente për Europë Dashuri Jeta Divintari në qendrën e përgjithshme për ta ratifikuar titullin.

Falenderimi i takon Amb.President Agha Tarek H. Khan  për besimin që ruan për ne .

Urime e gëzofsh TITULLIN ! Nuradin Imeraj Amb.President për Kosovë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img