-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Zgjedhja e aktivistit të VV-së drejtor, deputetja Kica thotë se u rikap RTK-ja

Rilind Gërvalla, mbështetës, aktivist dhe njëri i afërt i zyrtarëve të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje, është bërë drejtor i RTK-së (kanaleve televizive në shqip). Për këtë ka reaguar edhe deputetja Doarsa Kica Xhelili, e cila kishte kryesuar Komisionin Parlamentar që zgjodhi bordin e ri të transmetuesit publik.

Deputetja e LDK-së e konsideron zgjedhjen e Gërvallës drejtor, si “rikapje të RTK-së”.

Gërvallën e votoi sot bordi i RTK-së dhe Kica shkroi se ky bord dështoi në miusionin për pavarësimin e RTK-së nga politika. 

“Fatkeqësisht, sot Bordi i RTK-së zyrtarisht dështoi në këtë mision, duke e përzgjedhur si drejtor të televizionit donatorin e partisë në pushtet. Reagime për këtë përzgjedhje ka pasur edhe nga akterë ndërkombëtarë (Federata Evropiane e Gazetarëve)”, ka shkruar deputetja.

Reagimi i plotë i Kicës:

Rikapja e RTK-së ⚠️

Me procesin e përzgjedhjes së Bordit të ri të RTK-së jam marrë shumë, sikurse jam marrë me shkarkimin e Bordit të kaluar.

Ishte ndër proceset më konsumuese por më transparente asokohe. Proces tejet i vështirë, por me shpresën e vetme që ky Bord do ta bënte pikërisht atë që u munduam ta bëjmë ne gjatë përzgjedhjes: RTK-në ta mbanim të pavarur dhe të paanshme politikisht.

Nuk ishte aspak lehtë por ishte gati mision idealist për pavarësimin e RTK-së.

Dhe e bëmë – për aq sa zgjati.

Fatkeqësisht, sot Bordi i RTK-së zyrtarisht dështoi në këtë mision, duke e përzgjedhur si drejtor të televizionit donatorin e partisë në pushtet. Reagime për këtë përzgjedhje ka pasur edhe nga akterë ndërkombëtarë (Federata Evropiane e Gazetarëve).

Më vjen shumë keq, që në atë pak fije shprese që kemi pasur në pak institucione që nuk po gjymtohen nga nepotizmi dhe politizimi, tani u ripërfshi edhe RTK-ja.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img