1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

U zgjodh drejtor në RTK me mbështetje të VV’së, Gërvalla: Ka qenë ëndërr e imja profesionale

Rilind Gërvalla ka reaguar pas zgjedhjes drejtor i televizionit publik të Kosovës.

Ai ka thënë se ka 23 vjet përvojë në RTK dhe se kështë hera e pestë radhazi që konkurron për këtë detyrë.

“Pas një maratone prej 23 vitesh në Radio Televizionin e Kosovës si gazetar, drejtues redaksie i lajmeve ndërkombetare dhe këmbimit të lajmeve në ndërlidhje të RTK-së me organizatat dhe televizionet publike evropiane, sot pas 5 herë radhazi konkurimi të njëpasnjëshëm, u zgjodha Drejtor i  Televizionit të RTK-së”, ka shkruar ai në Facebook, të martën.

Gërvalla po cilësohet të jetë aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, partisë në pushtet – dhe ka zëra që televizioni publik tashmë është i kapur.

Gërvalla i quan propagandë siç thotë ai sulmet ndaj tij. 

“Pas sulmeve publike të këtyre ditëve, të bazuar në propagandë dhe fabrikim, jam pak i indinjuar, por më shumë i brengosur se në ç’masë kanalet e komunikimit në ditët e sotme arrijnë ta bëjnë ndërmjetësin e interesave të caktuara pa bërë hulumtim të detajuar. Për hir të korrektësisë mediatike, do të më duhet të ndërmarrë rrugë ligjore për të gjitha përpilimet e pasakta në emrin tim”, ka deklaruar ndër tjerash ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img