1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Statovci: Nga “transport publik falas” që premtuan, në shtrenjtim të biletave – Ky vendim do ta paralizojë trafikun

Deputetja e Listës Guxo njëherësh kryetare e degës në Prishtinë, Jeta Statovci, ka kritikuar Komunën e Prishtinës për shtrenjtimin e biletave të “Trafikut Urban”.

Statovci e ka quajtur nivelin lokal si “komunë e luksit”, ndërsa tha se ky vendim do ta paralizojë trafikun në kryeqytet.

Në një përgjigje me shkrim për Ekonomia Online, Statovci u shpreh se rritja e këtyre çmimeve do të ndikojë në shtimin e numrit të automjeteve në Prishtinë.

“Nga ‘transport publik falas’ që premtuan, në shtrenjtim 25% të biletave. Komuna e luksit të sheshit përveç që ka paralizuar trafikun në përgjithësi, tani vendosi edhe ta shtrenjtoj transportin publik. Qarkullimi i veturave private është bërë gjithashtu më i kushtueshëm për shkak të bllokadave nga eksperimentet jo-profesionale. Premtonin shpeshtim të linjave të autobusëve nga qendra, drejt fshatrave dhe anasjelltas. Këtë jo që nuk e bëri, por shtrenjtoi çmimet e biletave, që sigurisht do të ndikojnë në shtimin e numrit të automjeteve në Kryeqytetet”, ka thënë ajo për EO.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img