Në emisionin “Përballje” është diskutuar se sa janë të sigurta prodhimet vendore. Dy përfaqësues të bizneseve vendore, Agjencia e Ushqimit dhe përfaqësuesi i konsumatorëve kanë diskutuar se sa është i rrezikshëm përdorimi i vajit të palmës në produktet e qumështit.
Selatin Kaçaniku, nga organizata “Konsumatori” ka deklaruar në emisionin Përballje” se siguria e ushqimeve u është lënë vetë konsumatorëve, por që këta të fundit sipas tij, e paguajnë shtetin për këtë gjë.
“Na po e paguajmë shtetin, por duhet të sigurohemi vet që të mos blejmë asgjë pa e lexuar deklaracionin dhe të mos shkojmë në treg, e as market nëse nuk e njohim produktin. Ne tash të gjithë duhet të bëhemi doktorë të shkencave e ta dimë se çka duhet të konsumojmë sepse dikush është duke punuar me ne që na ta humbin besimin, kjo është më e keqja”, ka deklaruar Kaçaniku.