-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Njoftim i OVL të UÇK-së për pajisje me kartelën e veteranit

Organizata e Veteranëve të Luftës e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ka njoftuar të gjithë veteranët se për t’u pajisur me kartelën e veteranit duhet të aplikojnë në degët e kësaj organizate në komunat ku jetojnë.

Në njoftimin për medie, bëhet me dije se pagesa e anëtarësisë është 1 euro në muaj përkatësisht 12 euro në vit.

Njoftimi i plotë i OVL të UÇK-së:

Njoftojmë të gjithë Veteranët e Luftës së UÇK-së se për t’u pajisur me kartelën e veteranit, duhet të aplikojnë në degët tona në Komunat ku jetojnë.

Pagesa e anëtarësisë është 1 euro në muaj përkatësisht 12 euro në vit, e cila është e përcaktuar me anë të procedurave statutare që nga themelimi i Organizatës, nga e cila anëtarësi, 5 euro i paguhet selisë qendrore për shpenzimet e materialit dhe shtypjes së kartelës ndërsa 7 euro i mbetet degës për nevoja të mirëmbajtjes së zyrave.

Asnjë aplikues nuk është i obliguar të bëjë pagesë më shumë sesa shuma e përcaktuar, deri në një vendim tjetër të Kryesisë.

Këtë njoftim e bëjmë për arsye se kemi disa ankesa nga terreni se diku po keqpërdoret kjo, duke ua marrë nga 20 euro.

Nëse nuk respektohen vendimet në fuqi, do t’i paraqesim dhe do të iniciohen procedurat ndaj personave që keqpërdorin detyrën zyrtare.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img