-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Presidentja e Lituanisë: Stacionimi i forcave të NATO-s në baltik, mesazh i qartë për Rusinë

Presidentja e Lituanisë, Dalia Grybauskaite, ka thënë sot se numri i madh i forcave të NATO-s që janë duke u vendosur në shtetet baltike, dërgon një mesazh të qartë se aleanca qëndron e bashkuar dhe shumë e fortë ndaj agresionit të Rusisë.

Ajo ka thënë se Lituania kurrë më parë nuk ka parë forcat të një integriteti dhe madhësi të madhe të vendosura në njërin nga vendet më lindore të NATO-s, afër enklavës së rëndësishme ruse, Kaliningrad, transmeton Express.

Grybauskaite i ka bërë këto komente sot gjatë një ceremoni ku mori pjesë edhe ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Ursula von der Leyen, për ta mirëpritur një batalion gjerman.

Gjermania do ta udhëheqë njësinë shumëkombëshe të më shumë se 1.000 ushtarëve që do të vendosen afër Kaliningradits me një bazë detare dhe raketa të gamës së gjatë.

Batalione të NATO-s janë duke u vendosur edhe në Poloni, Letoni dhe Estoni, si pjesë e një misioni të aleancës për shkak se vendet në rajon i frikësohen një Rusie të rigjallëruar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img