7.5 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Politikanë e intelektualë serbë me deklaratë të “Shenjtë”: Vuçiq ta refuzojë menjëherë planin franko-gjerman

Politikanë, intelektualë, ish pushtetarë e figura të njohura publike serbe janë mbledhur bashkë për të nënshkruar një deklaratë të përbashkët, ku kërkohet mbrojtja e Kosovës.

Siç raporton Danas, më se 200 personalitete janë mbledhur për të nënshkruar një gjë të tillë.

“Kjo shpallje ose organizim, është për të shpëtuar Kosovën. Thelbi i planit franko-gjerman është që Serbia ta njoh Kosovën. Presidenti Vuçiq është zotuar se në parim do ta pranojë dokumentin”, tha njëri prej nënshkruesve, njëherit profesor i Fakultetit të Shkencave Politike në Beograd, Çaslav Koprivica.

Ky i fundit ka thënë se është shumë e rëndësishme që autoritetet ta refuzojnë planin franko-gjerman.

Në mesin e nënshkruesve të Deklaratës së ashtuquajtur të Shenjtë janë akademikët Danilo Basta, Kosta Çavoski dhe Matija Beçkoviq, regjisori i teatrit Nikola Pejakoviq Kolja, aktori Viktor Saviq, si dhe presidenti i Dveri Boshko Obradoviq, presidenti i DSS-së së Re Milosh Jovanoviq, pasta Milica Gjurgjeviq nga “Zavetnik”, kryetari i Lëvizjes për Rindërtimin e Mbretërisë së Serbisë (POKS) Vojislav Mihailoviq. /Demokracia.com/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img