2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Deputeti i LVV-së “zbulon” qëndrimin e Kurtit për Asociacionin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Adnan Rustemi thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka të njëjtin qëndrim në lidhje me Asociacionin, pra është kundër formimit të bashkësisë së komunave në veri me shumicë serbe.

Në një intervistë për Euronews Albania, Rustemi u shpreh se Kurti nuk ka mbajtur një pozicion individual, por ka shprehur argumente politike dhe juridike.

Sipas tij, Asociacioni do t’i dobësonte komunat me shumicë serbe.

“Zoti Kurti e ka qëndrimin e njëjtë, sikurse ka argumente dhe shpjegime të njëjta, si kur ishte në opozitë, edhe sot si kryeministër. Nuk është një pozicion individual, por janë argumentet politike dhe juridike që e vërtetojnë që rendi kushtetues dhe kushtetuta e Kosovës, nuk e përmban, nuk e duron një Asociacioni me kompetenca ekzekutive dhe me përbërje një etnike.

Kosova është shoqëri multietnike. Është e dukshme që një Asociacionin i mundshëm do t’i dobësonte edhe vetë komunat e Kosovës me shumicë serbe”, theksoi deputeti Rustemi ndër të tjera.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img