-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Mësuese ik, bashkë me drejtoreshën e arsimit…A po ju vjen marre?

Deri ku kemi degraduar si shoqëri, kah po e qojmë këtë shtet, a kaq të paditur jemi ? I indinjuar me sjelljen prej një të “sëmureje mentale” të një të ashtuquajture mësuese që shkon aq largë, me papërgjegjësin prej njeriu normal dhe keqpërdorë fotgrafitë e fëmijëve që të vetmin faj e kanë që nuk kanë pasur fatin, të jenë fëmijë të prindërve që kanë biznese, që janë qeveritarë apo që të janë fëmijë të cilët jetojnë jetë prej taksave tona të vjedhura e të shkojnë në shkolla të shtrenjta private, por janë detyruar të shkojnë në një shkollë shteti (publike) ku para tyre të dalë një mësuese e krisur dhe ti nënqmoj e poshtrojë në këtë mënyrë. A kemi shtet që mbronë të pakten fëmijët nën moshën 18 vjeqare ? Ka kohë që, drejtoria komunale për arsim në Prishtinë krekoset për sukseset e saja paisjen e shkollave me gjërat e nevojshme për mësim normal, por nuk kemi parë asnjë ndryshim nga aspekti i cilësisë pasi drejtoresha e arsimit në nivel komune merret me politika të nivelit qendrorë dhe ska kohë të merret me punë të vogla! Pse nuk kemi këshill komunal të prindërve? Pse nuk kemi këshilla funksional të prindërve në nivel shkollash ? Faji ka një adresë të vetme. Drejtoria Komunale për Arsim Prishtinë, dhe Ministria e Arsimit (ma mirë mos ta kishim fare). Çka duhet të ndodhë tjetër më fëmijët tanë, që të zbatohet ligji për arsimin parauniversitarë. Kush duhet para prindërve të reagoj, të kujdeset, të jetë pjesë aktive në edukimin e fëmijëve. Për aq sa ndëgjova nga një reagim, mësuesja paska thënë se jemi dakorduar me prindër ta bëjmë këtë krim, nëse është e vërtetë unë kam një pyetje. Prindër a po ju vjen marre ? A keni ndëgjuar për të drejtat e fëmijëve apo vetëm keni vendosur ti shkelni ato ?Para se të janë fëmijet tuaj biologjik këta janë qënie njerëzore dhe as ju si prindër skeni të drejt të abuzoni me ta. Me qellim të manipulimit, shantazhit dhe mbulimit të rasteve të shëmtuara që ndodhin qdo ditë në shkollat e kryeqytetit nga drejtoret e shkollave drejtoria komunale nuk lejon themelimin e këshillave të prindërve në nivel komune ku do të ndëgjohej zëri i prindërve, ku do te zhvillohej debat dhe ku do të ndertoheshin politika për ngritje të cilësisë, por me një rregullore prindërit të mundë të qojnë mesazhin dhe ankesat, vetëm deri tek drejtorët dhe stafi arsimor, që vetë është fajtorë për gjendjën në të cilën jemi duke mos kryer punën për të cilën paguhen. Në shkollat publike nuk gjenë dotë fëmijë të zyrtarëve të shtetit dhe atyre që mbajnë pozita të larta për të cilët paraja nuk është problem, por gjenë vetëm fëmijët e shtresës së mesme dhe të varfër dhe të atyre që nga ky shtet po shihen të dorës së dytë, prandaj ndodhë që kjo “mësuesja” nga shkolla fillore “Emin Duraku” në Prishtinë të bëjë këtë krim dhe të ua lërë në CV-t, e këtyre fëmijve një njollë që do ti përcjell tërë jetën. Mesuese e pa ndëruar një pyetje për ty. A do të guxoje ta bëje këtë gjestë nëse këta fëmijë do të ishinë të ndonjërit prej këtyre pushtetarëve të fuqishëm ? Turp! Mësuese ik, bashkë me drejtoreshën e arsimit ju nuk përfaqsoni femrën (nënën) shqiptare.

Shemsi Jashari Drejtor Ekzekutiv

‘Demokracia Fillon Këtu’

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img