-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Pure me karota të pjekura: Racion i shëndetshëm me shije të mrekullueshme!

Po ju sjellim recetën e thjeshtë për pure me karota të pjekura të cilën do ta adhuroni

Përbërësit:

– 700 g karota;
– ½ filxhani qumësht të ngrohtë;
– 3 thelpinj hudhre;
– 2 lugë vaj ulliri;
– 1 lug gjalpë;
– 1 lugë e vogël lëng limoni;
– ¼ e lugës qimjon të bluar;
– ¼ e lugës arra muskati;
– kripë;
– piper.

Përgatitja:

Karotat pastroni, qitni në enë për pjekje, lyeni me vaj ulliri dhe qitni qimjon, arra muskati, kripë dhe piper.

Në enën për pjekje shtoni edhe 3 thelpinj të plotë hudhre.

Piqni në 220 gradë Celsius rreth 25 minuta, përkatësisht derisa karotat të marrin ngjyrë të lehtë të gështenjtë.

Kur karotat të ftohen pak, me ndihmën e mikserit shndërroni në pure.

Shtoni thelpinjtë e qëruar të hudhrës, gjalpin, lëngun e limonit dhe aq qumësht të ngrohur sa të jetë e nevojshme që të përgatitni pure të konsistencës së dëshiruar – përafërsisht gjysmë filxhani.

Ju bëftë mirë!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img