Dje ka humbur jetën një 23-vjeçare kosovare në një aksident trafiku në New York.
Silive raporton se 23-vjeçarja Adriana Sylmetaj, ishte shtatzënë, transmeton Indeksonline.
“Adriana Sylmetaj nga Great Kills, pësoi një traumë të rëndë rreth trupit kur u hodh nga ulësja e pasagjerit të një automjeti që po udhëtonte në Bulevardin Hylan rreth orës 4:44 të mëngjesit të së shtunës”, sipas një zëdhënësi komisariatit në New York.
Sipas hetimeve paraprake nga policia, Adem Nikeziq, 30 vjeç, po lëvizte drejt jugut në Bulevardin Hylan, kur humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një shtyllë druri në afërsi të kryqëzimit të Rose Avenue.
Oficerët e gjetën veturën “Dodge Challenger” të bardhë 2021 të ndarë në tre pjesë pas përplasjes. Po ashtu aty e gjetën edhe Sylmetajn. Ajo u shpall e vdekur në vendin e ngjarjes, tha policia.
Ndërsa Nikeziq pësoi lëndime të lehta dhe u dërgua në Spitalin Universitar Staten Island, Prince’s Bay, në gjendje të qëndrueshme, sipas zëdhënësit të policisë.
Krahas vrasjes nga pakujdesia, Nikeziq është akuzuaredhe me drejtim i mjetit në gjendje të dehur.
Një regjistër i foshnjave në BuyBuy Baby listoi Sylmetajn dhe Nikeziqin si prindër në pritje. Fëmija pritej në prill, sipas faqes së internetit./Indeksonline/