Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përmes një postimi në Facebook ka reaguar ndaj Ministrisë së Financave që kërkoi heqjen e 100 eurove për tatimin në pronë.
Sipas AAK-së rritja e tatimit ka goditur xhepin e qytetarëve në kohën kur çmimet për çdo produkt janë dyfishuar.
“Vendimi i Ministrisë së Financave për rritjen e tatimit në pronë, ka goditur direkt xhepin e qytetarëve, në këtë kohë kur çmimet për secilin produkt janë dyfishuar.Në mungesë të veprimeve serioze në shërbim të rritjes së mirëqenies socio-ekonomike, qeveria paska vendosur që përmes kuvendeve komunale të vazhdojë me mashtrim, me propozimin për faljen e tatimit në pronë për 100 euro. Kjo nismë është anti-ligjore, sepse Ligji për Tatimin në Pronë është i aprovuar nga Kuvendi i Kosovës dhe vetëm Kuvendi ka të drejtë ta ndryshojë ose të falë borxhet e tatimit në pronë.Kjo qasje mashtruese duhet të ndalet! Të shfuqizohet aplikimi i rivlerësimit të fundit dhe faturat për vitin 2023 të llogariten sipas vlerësimeve të bëra para vitit 2022!”, thuhet në postimin e AAK-së./Prishtinapress/