1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Dhunë për 16 vjet martesë: Gruaja ia paguante drogën burrit çdo ditë, prishtinasi e rrah ditën që s’i dha para

Mungesa e hetimeve që çojnë në zgjidhjen e rasteve të dhunës, dënimet e ulëta nga Gjykatat, si dhe mosreagimi i duhur nga ana e Policisë, shpesh janë vlerësuar si disa nga faktorët që po ndikojnë në rritjen e numrit të rasteve të dhunës në familje.

Gratë, si viktimat më të shpeshta frikësohen t’i denoncojnë bashkëshortët, çka i shtynë ata që ta përsërisin veprën e njëjtë.

Për një rast të tillë ka rrëfyer dje në Polici një grua nga Prishtina, që e denoncoi bashkëshortin me të cilin është e martuar që 16 vjet, i cili po dyshohet se ka ushtruar dhunë të vazhdueshme ndaj saj.

Në dëshminë e saj të dhënë para hetuesve policorë thuhet se në këto vjet ka përjetuar dhunë fizike e psikike sistematikisht, por ajo që e bën edhe më të rëndë rastin është se gruaja është detyruar që çdo ditë t’ia paguajë drogën burrit të saj, i cili është përdorues i narkotikëve.

Rasti që e shtyri ta kërkojë ndihmën e Policisë dyshohet se ka ndodhur dje, kur gruaja nuk kishte të holla për t’ia dhënë bashkëshortit siç ka bërë ditëve të tjera dhe kjo e mllefosi të dyshuarin, i cili vendosi ta dëbojë nga shtëpia. Për të mos mbaruar me kaq, ai edhe e sulmoi, por ishin fëmijët ata që arritën ta ndalonin babain.

Raportimi i viktimës e bëri Policinë të aktivizohet, me ç’rast i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në Polici, ku e ka mohuar kategorikisht ta ketë sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar caktimin e masës së ndalimit dhe inicimin e rastit për dy vepra penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Dhunë familje”./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img