Ka vdekur në QKUK një grua, e cila po trajtohej nga plagët e marra në një aksident trafiku me datën 16 janar në Fushë Kosovë.
Me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion
Njoftimi i plotë i policisë:
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET/Fushë Kosovë 16.01.2023 – 13:27. Më 28.01.2023 viktima femër kosovare e cila ka qenë në tretman mjekësor në QKUK si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.