2 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Gjenerali amerikan paralajmëron luftë mes ShBA-së e Kinës në vitin 2025

Një gjeneral i Forcave Ajrore të ShBA-së ka thënë se Uashingtoni po pret një luftë të mundshme me Kinën në vitin 2025, dhe u ka kërkuar komandatëve të tij të përgatiten për betejë.

Kreu i Komandës së Lëvizshmërirë Ajrore, gjeneral Mike Minihan, ka thënë se qëllimi kryesor i ShBA-së duhet të jetë të pengojë “dhe, nëse kërkohet, të mposhtë” Kinën, në një memorandum të brendshëm tronditës të nënshkruar prej tij dhe të konfirmuar si të vërtetë nga Pentagoni.

Përmes këtij memorandumi, i cili ka qarkulluar në rrjetet sociale dhe është raportuar fillimisht nga NBC News, si dhe mban datën 1 shkurt të këtij viti, paraqiten disa tregues, duke përfshirë ato të titulluar “gjendja përfundimtare” dhe “rreziku”, si dhe synohen projekte nga shkurti deri në prill të këtij viti.

“Shpresoj se jam gabim. E ndjej se do të luftojmë në 2025,”- është shprehur gjenerali Minihan në memorandum, duke arsyetuar parashikimin e një konflikti të mundshëm mes dy vendeve.

Ai ka thënë se Kina do t’i shikojë zgjedhjet presidenciale të Tajvanit vitin e ardhshëm pasi ato do t’i ofrojnë Xi Jinping një arsye për të përshkallëzuar agresionin ushtarak në rajon, me zgjedhjet presidenciale në ShBA në të njëjtin vit duke i ofruar presidentit kinez një “Amerikë të shpërqendruar”.

“Ekipi, arsyeja dhe mundësia e Xi janë të gjitha në linjë për vitin 2025,” – ka thënë ai.

Nën treguesin e “gjendjes së fundit”, gjenerali ka bërë thirrje për “një ekip manovrimi të fortifikuar, të gatshëm, të integruar dhe të shkathët të Forcave të Përbashkëta” për të “luftuar dhe fituar brenda zinxhirit të parë të ishullit”.

Memorandumi u drejtohet të gjithë komandantëve të krahëve ajrore në Komandën e Lëvizshmërisë Ajrore (AMC) dhe komandantëve të tjerë operacionalë të Forcave Ajrore.

Aty urdhërohet që për muajin shkurt të jenë të gatshëm të raportojnë të gjenerali të gjitha përpjekjet kryesore për t’u përgatitur për luftën kundër Kinës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img